Aplikacion
Gazetari Dule ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë. Dule do të prehet në vendlindje, në fshatin Miras në Korçë, ndërsa lajmi i hidhur është ndarë nga familjarët e të ndjerit.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë bëri thirrje për ndihmë për gazetarin Zamir Dule. Ky i fundit ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi vuante nga problemet e zemrës.
Dule ishte gazetar gjatë vitit 1997, kur u masakrua në rrethana të panjohura dhe prej asaj kohe nuk paraqitej në gjendje të mirë shëndetësore. Që atëherë, gazetari i njohur i kronikës së zezë u shndërua në invalid të shëndetit mendor dhe ka jetuar në fshatin e tij në kushte të mjera ekonomike.
Pas shkrimeve të para në gazetën “Zëri i Rinisë’ me prirje të veçanta në zhanret e kronikës, filloi korrespondent i gazetës “Koha Jonë” për Qarkun e Korçës dhe më pas në kryeqytet, ku në vitin 1997 u gjet i masakruar në redaksinë e gazetës, nga autorë dhe rrethana të panjohura, por që u lidhën me detyrën e tij si gazetar. /ZOOM.AL/