zoom

Lajme

Rithemelimi i PD mbledh grupin parlamentar, diskutohet për strategjinë e seancës së nesërme

Mblidhet grupi parlamentar i PD, në selinë e Rithemelimit, me qëllim diskutimin e strategjisë politike që do ndiqet në seancën e nesërme parlamentare, nëse do votohet Amnistia Penale apo diskutimet për propozimet dhe nismat e fundit të PS, si Dezinformimi.

Kryetari i grupit, Gazment Bardhi, do të prezantojë para deputetëve demokratë amendamentin për propozimin e tyre për amnistinë penale.

Ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës në Kuvend, ndërsa nuk dihet se kur ky projektligj do të futet për t’u votuar.

Sot pati debate të forta, pasi mazhoranca rrëzoi te Konferenca e Kryetarëve propozimin e Bardhit për interpelancën urgjente me kryeministrin Rama, në lidhje me implikimin e të vëllait në laboratorin e kokainës kolumbiane në Xibrakë, më 2015, si dhe shtyrjen për Dezinformimin, kërkesa të Bardhit, që u rrëzuan nga PS. /ZOOM.AL/