zoom

Aktualitet

Si ndodhi vrasja e Aurelios në Shkozë, shokët rrëfejnë detaje. Nga e qeshura, te vajzat në makinë

Shokët e Aurelio Dervishit kanë dhënë detaje të reja nga ngjarja e pak ditëve më parë, ku pas përplasjes me një grup të rinjsh, miku i tyre humbi jetën nga goditjet me thikë të një 15-vjeçari, i cili ka pranuar autorësinë.

Shokët pretendojnë se gjithçka ka qenë e organizuar, pasi grupi tjetër i ka ndërprerë rrugën dhe kanë qenë të pajisur me thikë dhe hekur me vete. Në emisionin me “Zemër të Hapur”, ata kanë rrëfyer se autori është nxitur nga shokët e tij për të goditur 18-vjeçarin.

“Frensis gjatë përleshjes nxiti 15-vjeçarin të godiste me thikë. Kemi qenë tre djem, vajzat u trembën dhe nisën të qanin. Thika ka qenë me hapje, tip biçak, por ka qenë e madhe rreth 5 gishta.

Ata na u afruan tek xhami. Erdhën paralel me ne dhe na ndërprenë rrugën. Besojmë se ngjarja ka qenë e organizuar, sepse ata kanë ardhur me mjete të forta, kishin një thikë dhe një hekur në dorë. Ka qenë duke i rënë Marios”, u shprehën ata.

Një tjetër dëshmitar i ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Shkozës, i quajtur Reni, rrëfen edhe detaje të tjera:

“Vajzat i njihnim nga distanca. Nga larg i kemi parë shumë herë kur kemi dalë për të pirë kafe, por nga afër i takuam për herë të parë. Tha a do t’i marrim, i thashë në rregull. Nuk ia kam prishur muhabetin sepse kemi qenë shumë shokë. I morëm dhe dolëm deri te rruga e liqenit të Farkës. Më pas do dilnim në Shkozë dhe më pas do zbrisnim poshtë që t’i linim vajzat. Në atë moment, Aurelio tha futu në autostradë që të mos na shohë njeri këtej nga lagjja.

Te rrethi i Shkodrës, 500 metra te semafori i parë. Ishim vetëm ne. Në momentin që po prisnim semaforin, 50 metra më poshtë do ndalonim. Aty vjen makina e autorëve dhe vjen në një mënyrë pak si shtrembër. Po qeshnim për muhabetet tona dhe në atë moment na thanë pse qeshni dhe vazhdoja t’i jepja gaz makinës. Ata bënë si tip zik-zaku dhe na ndërprenë rrugën. Kanë qenë diku 5 deri në 6 veta. Kemi filluar duke u sqaruar për të shuar sherrin.

Në momentin që kemi ndaluar, ka thënë vajza që me këtë shoferin kam pas folur unë dhe keni për t’u futur në sherr. Duke mbajtur Aurelion dhe shokun tjetër, ata kanë ardhur dhe na kanë goditur. Në momentin që kemi filluar përleshjen fizike, nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur. Aty i kanë shkuar të gjithë Marios.

Ne kemi parë Aurelion në krahun tjetër të rrugës. U munduam ta ngrenim në peshë dhe nuk e ngritëm dot. Nuk ka ardhur asnjë njeri. Në atë moment dikush kishte telefonuar ambulancën. Ambulanca e mori duke qenë në jetë dhe ka ndërruar jetë për në spital”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura