Aplikacion
Ivan Balliu, Jon Mersinaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Qazim Laçi, Keidi Bare, Taulant Seferi dhe Abër Hoxha janë aktivizuar menjëherë titullarë me klubet e tyre.
Në La Liga këtë fundjavë nga minuta e parë ka luajtur vetëm Ivan Balliu. Mbrojtësi kuqezi zhvilloi një ndeshje të mirë në barazimin pa gola të Rayo Vallecano në tranfertë me Celta Vigon.
Në kampionatin italian, Berat Gjimishiti dha kontributin e tij si zëvendësues në fitoren 3-0 të Atalantës ndaj Napolit. Ndërsa një pjesë e lojtarëve kuqezi që luajnë në Itali i kanë të programuara ndeshjet për të hënën.
Edhe Mirlind Daku ka shënuar me Rubin Kazan në Rusi, edhe pse nuk u grumbullua nga tekniku Silvinjo për miqësoret, duke i dërguar një tjetër mesazh nga larg me gol.
Sulmuesi kuqezi shënoi gol dhe asistoi në takimin ndaj Akhmat Grozny. Daku fillimisht shërbeu saktë për shokun e skuadrës në minutën e 12-të të pjesës së parë, ndërsa në të 35-ën shënoi një gol shumë të bukur me kokë, duke dyfishuar rezultatin. Në fund sfida përfundoi 2-1 dhe Mirlind Daku u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.3 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.
Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Anis Mehmeti, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës në fitoren e Bristol City ndaj Leicester. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol me tepër vlera duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike