zoom

Politikë

Laboratori i Xibrakës/ Berisha: Olsi Rama kaloi kufirin 18 herë! Ia mbathi ditën e arrestimeve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, se është i implikuar në grupin e trafikut të drogës, lidhur me dosjen Xibraka.

Berisha deklaroi se Olsi Rama ka kaluar 18 herë kufirin me makinën e drogës, me pasaportë diplomatike dhe të huaj.

Ndërsa theksoi se ditën e arrestimeve pas zbulimit të larboratorit të dorgës vëllai i kreut të qeverisë ia mbathi në Kosovë.

Berisha shtoi se droga ishte e Edi Ramës me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe thekson ai “droga nuk vinte kurrë në Shqipëri’.

Sali Berisha: Ata të cilët pa vetëdije bëjnë avokatin e Olsi Ramës, atyre njerëzisht u kërkoj; shtroni vetëm këtë pyetje: Nëse nuk ishte i implikuar Olsi Rama, si ka mundësi të kalonte kufirin 18 herë më makinën e drogës.

Na gjeni ju një makinë tjetër me të cilën Olsi Rama të ketë kaluar 18 heë kufirin. Mos u bëni naiv, se kufirin e ka kaluar me pasaportë diplomatike, dhe ndonjëherë edhe me pasaportë të huaj se përdorte dy pasaporta.

Pyetja tjetër; nëse Olsi Rama kishte kaq miqësi me Ermalin, çfarë donte Olsi Rama në apartamentin e mbledhjeve të fshehta. Po pse nuk regjistroi Olsi Rama targën tek ja mbathi ditën e arrestimeve, për në Kosovë.

Ndaj dhe askush të mos bëhet naiv, droga ishte e Edi Ramës, me të dërguar special Olsi Ramën, përndryshe droga nuk vinte kurrë në Shqipëri. Ndaj dhe i them këtu Edi Ramës, se ti me vëllain tënd nuk di ti shpëtosh kurrë verdiktit të drejtësisë.

Po pse ne çdo vit gjer në vitin 2013, rriteshim si banorë nga viti në vit.

Po rriteshin rrogat, pensionet, po zgjerohej punësimi, po vinin investime të mëdha. Çfarë ndodhi me ne? Edi Rama me klanin e tij në pushtet, me shpejtësi të rrufeshme zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin.

Mos harroni një denoncim që bëri Arben Ahmetaj: I thashë në 2014 se po kanabizuam Shqipërinë i bëmë gjëmën Shqipërisë. Në mënyrë më kriminale ai instaloi drogën dhe shtetin e drogës.

Po në vitin 2014, pa humbur kohë i vëllai i tij krimineli Olsi Rama, trafikanti ndërkombëtar, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, nipi tjetër i Enver Hoxhës, Dritan Koloneci, dhëndërri i Enver Hoxhës, Kelment Koloneci, një nga më kryesorët e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, Gentian Gjonaj’, me Genti Xhixhën po të Edi Ramës.

Genti Xhixha o miqtë e mi është një kryetrafikat që rri në Kubë dhe që ne e ndiqnim që në vitin 2011, atë dhe mamanë e tij që punonte me Edi Ramën dhe financonte me para droge fushatat e PS-së, por e mbronte Ina Rama.

Këta instaluan fabrikën më të madhe të kokainës, e gjitha në mbrojtjen e Olsit dhe Edit. A e dini ju se për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve.

A e dini ju se Çhe Guevarat e drogës nuk u regjistruan në regjistrin e të huajve. A e dini ju se Olsi Rama, ishte një dhe i pandarë me Gentian Gjonaj, me Ermal Hoxhën, ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës, që vetëm në solucione në Xibrakë kishte 1.1 ton konakinë, 300 mln euro. Pa llogaritur sa kishte në magazinat e Maminasit pleh kimik të përzier me kokainë.

Olsi Rama u identifikua me dhjetëra herë, në kafene, restorant, mbledhje të fshehta në apartamente dhe kudo me Gentian Gjonaj, Ermal Hoxhën, dhe kryesorët e grupit.

Por Saimir Tahiri urdhëronte përgjuesit dhe vëzhguesit të mos e emëronin 45-vjeçarin flokëshkurtërin dhe flokëziun, me emrin që kishte, por vetëm i panjohuri. Por kompjuteri nuk ka frikë, nuk ka hile, ja nxori surratin se i panjohuri që udhëtonte me makinën e drogës kishte emër, Olsi Rama. Kishte fytyrën dhe gjatësinë e tij, ishte vëllai i kryeministrit të Shqipërisë.

Megjithatë përsëri në gjykatë, së shpejti do të merrni vesh se kush ishte gjykatësi, dosja veçohet, i panjohuri nuk mund ta dimë kush është paçka se në TIMS rezultonte Olsi Rama.