Aplikacion
Urdhri për arrestimin e tyre është firmosur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas burimeve të Zoom.al, mes të arrestuarve janë dy ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato. Redi Molla është ish-drejtor i UKT-së, i larguar nga detyra në vitin 2020, ndërsa Mariglen Qato ish-drejtor i IMT-së në vitet 2015-2022.
Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari. Zoom.al mëson se gjithsej janë lëshuar 9 urdhër-arreste, ku të përfshirë janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë.
Prangosja e tyre dyshohet se vjen pas hetimeve të nisura për dosjen “5D Konstruksion”, kompani e denoncuar shpesh nga opozita./ Zoom.al
Kush janë dy vëllezërit që vranë Eduart Reçin dhe çfarë iu gjeti policia në lokal (Pamjet)