Aplikacion
Bëhet fjalë për të njëjtën makinë dhe bazuar në fashikujt e Prokurorisë, personi që e përdorte ishte 45 vjeç dhe me flokë të shkurtra. Në atë kohë vëllai i kryeministrit kishte po atë moshë.
Por jo vetëm kaq, pasi edhe të dhënat e TIMS për mjetin, konfirmojnë se përdoren si nga Olsi Rama, ashtu edhe nga Genci Xhixha. Ky i fundit dyshohet sipas Bardhit se u nxor jashtë kufirit 45 minuta para operacionit nga vetë Rama, me makinën në fjalë. Prokuroria sipas tij e ka hetuar rastin, por pa futur emra personash dhe duke i përjashtuar nga hetimi i mëtejshëm. Ndaj PD kërkon rihapjen e çështjes.
“Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”, tha Bardhi.
Teksa më tej konstatohet si fakti nr. 3 i dosjes: “Në takimin e datës 13.01.2015, me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM”.
Ky i paidentifikuar sipas Bardhit është pikërisht Olsi Rama. Dhe në faktin nr. 4 specifikohet: “Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM”.
Dhe nuk mbyllet këtu, pasi dinamika e lëvizjeve me të njëjtin mjet nga Rama dhe personat e tjerë të grupit vijon.
“Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, (e shpjeguar më sipër si kronologji), rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.
Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal)”.
Sipas Bardhit, tashmë lëvizjet jashtë dhe brenda vendit të këtij mjeti janë të konfirmuara me prova dhe si rrjedhojë edhe lidhja e personave të mësipërm, kryesisht Xhixhën.
Dyshimi i hetuesve shqiptarë ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.
Pi referuar sistemit TIMS, Olsi Rama rezulton se ka bërë dalje nga pika kufitare edhe ditën që kanë hyrë edhe shtetasit kolumbianë, ose kimistët e organizatës së kokainës.
“Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014 (pra një ditë pas daljes së Olsit)”, thuhet në denoncim.
Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar, 9 shtetas, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbianë, nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin”, tha Bardhi, duke i kërkuar publikisht kreut të SPAK, Altin Dumani, rihapjen e çështjes dhe hetimin e Olsi Ramës si i dyshuar. /ZOOM.AL/