Aplikacion
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet R. P., 44 vjeçe, e cila depozitoi edhe denoncimin.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares”, sqaroi policia vendore.
Dosja hetimore i kaloi prokurorisë, për hetime të mëtejshme. /ZOOM.AL/