zoom

Aktualitet

Zbardhen detajet e krimit në familje, pse ndodhi plagosja mes vëllezërve në Pogradec (Emri)

Policia e Pogradecit zbuloi detaje të reja nga krimi në familjen Shuli, ku përleshja me thika mes vëllezërve, la të plagosur një prej tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm.

Paraprakisht mësohet se konflikti mes vëllezërve Shuli ka ndodhur për  motive të dobëta, në sherr të çastit.

Autori Sami Shuli, njihet si përdorues i alkoolit dhe në momentin e plagosjes ka qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit dhe jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe pas mjekimit do të largohet drejt banesës së tij.

Ndërkohë autori Sami Shuli ndodhet në ambientet e komisariatit të Pogradecit, për veprime të tjera procedurale. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura