Aplikacion
I mërzitur për eliminimin e Vesës, të cilën në nominim e nxori pikërisht Heidi, Romeo i tha modeles se nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë ata që e kanë ulur.
Debati mes tyre:
Heidi: Ti më hodhe poshtë…
Romeo: Je e parashikueshme, dole te pulsanti…
Heidi: Më vjen të qesh se po ia fut kot, pulsanti ishte situatë ndryshe, të kam thënë ne ishim bashkë dhe kishte sens që është gabim që unë po të shkoja kundër.
Romeo: Dhe tani nuk jemi bashkë.
Heidi: Në rastin e Vesës, unë e pata lirinë… ne nuk ishim të lidhur, ti nuk kishe asnjë përgjegjësi.
Romeo: Tani do qeshësh se nuk ke çfarë bën.
Heidi: Nuk më kupton dot.
Romeo: Unë të kuptoj pa folur fare, unë të kuptoj në sy. Të lexoj në sy dhe ti po luan dhe nuk doja që të luaje me mua. Kur të tjerët thoshin pse futet, i thosha i do tr**i të futet. Dhe s’të kam hequr kurrë.
Heidi: Unë them që ti je super egoist.
Romeo: Prisja si çakërdhi atje, ti thoshe pusho dhe rrije dëgjoje këta, unë e kam shtëpinë kundër.
Heidi: Ti je super egoist.
Romeo: Ata që të ulën ty në tokë, ti nuk bëre asgjë që ti nxirrje.
Heidi: Gjërat që bëj unë janë shumë të thjeshta.
Romeo: Ke të drejtë, është e thjeshtë, ia arrite (duartroket)…
/ZOOM.AL/