Aplikacion
Burra të armatosur me automatikë kallashnikov me veshje kamuflazhi sulmuan një sallë koncertesh në veriperëndim të qendrës, duke hapur zjarr pa mëshirë ndaj pjesëmarrësve të koncertit.
Sulmuesit, para se të arratiseshin me një Renault të bardhë, hodhën edhe granata ose shishe ndezëse dhe pak më pas e gjithë ndërtesa u përfshi nga flakët. Dy të dyshuar, raportojnë burime të inteligjencës, janë arrestuar.
Pasaportat e Taxhikistanit u gjetën në makinën e përdorur për arratisje. Sipas burimeve të inteligjencës ruse, katër terroristët e dyshuar janë të gjithë nga Taxhikistani.
Këta janë emrat e tyre: Nasridinov Makhmadrasul, 37 vjeç, Ismonov Rivozhidin, 51 vjeç, Safolzoda Shokhinjonn, 21 vjeç dhe Nazarov Rustam, 29 vjeç. Makina, në të cilën udhëtonin katër të dyshuarit për sulmin në auditorin e rajonit të Moskës, u gjet në distriktin Karaçi, rajoni Bryansk. Këtë e ka konfirmuar deputeti rus Alexander Khinshtein, sipas të cilit makina nuk është ndalur kur policia ka tentuar ta ndalojë të arratiset.
Gjatë ndjekjes janë qëlluar me armë zjarri dhe makina është përmbysur. Një terrorist i dyshuar u arrestua në vend, të tjerët u larguan në pyjet përreth. Një i dyshuar i dytë u gjet pothuajse menjëherë dhe u arrestua. Në veturë janë gjetur një pistoletë PM, një karikator për një pushkë AKM dhe pasaporta të qytetarëve të Taxhikistanit. /ZOOM.AL/