Aplikacion
Lici u arrestua më datë 13 shkurt në Stamboll, pas shkëmbimit të informacioneve mes policisë shqiptare dhe asaj turke. Kur u arrestua, Licit iu sekuestrua edhe armë zjarri, si dhe dokumente të falsifikuara.
Edhe pse autoritetet shqiptare kanë përcjellë një dosje voluminoze për Licin, si dhe faktit që u kap në kushtet e flagrancës, sërish 31-vjeçari është liruar.
Gjykata turke në Stamboll ka vendosur për Ibrahim Licin që ai të lirohet nga qelia dhe të mos dalë nga territori turk, deri në përfundimin e hetimeve. Për procesin, pala shqiptare nuk ka marrë informacione, por se procedurat për ekstradimin kishin nisur.
Më herët, babai dhe familjarë të tjerë kishin mohuar si akuzat, ashtu dhe lajmin e arrestimit. Ata pretenduan se në momentin e vrasjes së Mustafës, Ibrahimi gjendej në Tiranë dhe për këtë kishin pamje filmike nga kamerat e sigurisë.
Tani pritet procesi i mëtejshëm juridik, nëse gjykata turke do aprovojë ekstradimin, teksa Lici ka edhe mundësi fshehjeje apo arratisjeje. Lici ka qenë në konflikt dhe hakmarrje të përgjakshme me grupin e Bajrajve dhe Bilalëve, me disa viktima mes tyre vitet e fundit.
Aktualisht, vendi ynë ka marrëveshje ekstradimi me vetëm 5 shtete e ata janë SHBA, Angli, Itali, Spanjë dhe Kosova, ndërsa në rastet e tjera përfshin këtu edhe Turqinë vepron sipas ligjit për marrëveshjet juridiksionale me autoritetet e huaja për çështjet penale. /ZOOM.AL/