Aplikacion
Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të mbrojë rajonet e saj kufitare, në një takim që mbajti me aktivistët sot, pak ditë pas konfirmimit të mandatit të pestë në krye të kremlinit.
Ai tha se vendi ka planet e veta se si t’i përgjigjet bombardimeve nga Ukraina, ndërsa shtoi se nuk do të sulmojë popullatën.
“Detyra kryesore është të garantoj sigurinë. Sigurisht ka metoda të ndryshme, ato nuk janë të lehta, por ne do ta bëjmë këtë”, tha ai.
Rikujtojmë se Rusia ka nisur evakuimin e 1200 fëmijëve pasi Ukraina sulmoi disa rajone të saj. Zyrtarët rusë thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjithë dronët dhe raketat dhe se askush nuk mbeti i lënduar. /ZOOM.AL/