Aplikacion
Bëhet fjalë për çështjen për koncesionin e Sterilizimit, për të cilën mëvetësisht u dërguan për proces në GJKKO të pandehurit zyrtarë në grup, bashkë me ish-zv/ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të ndaluar prej vitit të kaluar.
Prokuroria e Posaçme njoftoi javën e kaluar se ka mbyllur hetimet për grupin e 8 zyrtarëve dhe biznesmenëve të akuzuar për koncesionin e Sterilizimit gati një dekadë më parë, me vlerë mbi 100 mln euro nga buxheti i shtetit dhe ku u konstatuan abuzime të mëdha financiare dhe preferenca prokurimi.
Sipas procedurës, Prokuroria e Posaçme po ju komunikon akuzat të pandehurve, mes tyre ish-zv/ministri dhe biznesmeni që fitoi koncesionin dhe që dyshohet se ka lidhje të forta miqësie me ish-ministrin Ilir Beqaj, edhe ky në hetim ende për disa koncesione.
Akuzat i janë komunikuar tashmë ish-zv/ministrit të Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj, dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, kurse ish-ministrit Ilir Beqajt iu komunikua akuza sot.
Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.
Për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “detyrim paraqitje”. /ZOOM.AL/