Aplikacion
Sot rreth orës 13:00 pritet të komunikohet masa për drejtorin Evis Berberi dhe dy biznesmenët, Valter Begajt dhe Ervis Lami.
Hetimi i SPAK ka nisur si pasojë e indicieve të dala nga mediat, proces që vijonte prej disa muajsh.
Berberi akuzohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, ndërkohë që vijon hetimi për të zbuluar rolin e Belinda Ballukut në abuzimin me tenderat e rrugëve.
Berberit iu gjetën edhe mijëra euro cash në banesë gjatë kontrollit, për të cilat tha se i kishte fitime nga shitja e pikturave që bënte.
Sipas SPAK, drejtori kishte ngritur një skemë korrupsioni të frikshme, pasi bleu një kompani me 800 euro dhe e shiti në fund me rreth 2,2 mln euro, që në fakt ishin shuma të gjeneruara nga aferat korruptive me tenderët e rrugëve, që u jepte biznesmenëve. /ZOOM.AL/