Aplikacion
Kjo e fundit bëri tortë për banorët dhe e shpërndau për ta për të kujtuar 67-vjetorin e lindjes së babait të saj.
Për disa minuta, banorët i qëndruan afër Erjolës dhe i shprehën ngushëllim e fjalë të ngrohta. Por pak më vonë, nisi një debat Romeo-Juli dhe më pas Romeo-Meriton, pjesë e të cilit Egla nuk ishte. E lodhur nga kjo fazë përplasjesh, Egla theu në oborr pjatën e tortës së Erjolës.
Ky gjest e preku Erjolën, që shpërtheu në lot, duke e akuzuar Eglën se po e bën për lojë.
Egla: S’keni me çfarë të merreni, që të mos merreni me këta të dy ja (përplasi pjatën)… keni një varjacion.
Juli: Lëreni mos u merrni.
Erjola: O idiote, është torta e babit tim, o injorante o kafshë.
Egla: E hëngra atë, s’ka të bëjë me tortën e babit tënd…
Erjola: Derdh tortën që i bëra për ditëlindje babit… ishim duke e ngrënë.
Roza: O Zot, ajo nuk është normale.
Juli: Lëreni mos e komentoni fare dhe mos shko t’i thuash atje, e kupton çfarë të them?
Në gjendje të rënduar psikologjike, Erjola u veçua nga banorët e tjerë, u ul në një cep të oborrit dhe duke qarë, i binte kokës me grushta.
Pranë saj shkoi Romeo për ta qetësusr.
Erjola: Është barbaritet, nuk doja të qaj sot.
Vesa: Nuk ke nevojë të qash.
Erjola: Ishte nata e ditëlindjes, doja të festoja për herë të parë Ditën e Verës, është barbaritet, nuk mundem, nuk doja të qaja sot. Nëse donte, le të derdhte diçka tjetër jo këtë.
Romeo: Çohu, ke për ta festuar Ditën e Verës. Nuk ta prish Egla Ditën e Verës ty. Mos i jep fuqi asaj ta prishi, kaq të them unë. Nuk ta cakton ajo nëse do të gëzosh apo jo.