zoom

Aktualitet

Po pinin me njëri-tjetrin/ Shokët përleshen me thika në Tiranë. Dy të plagosur (EMRAT)

Tre shokë u konfliktuan me njëri-tjetrin në zonën e Astirit me Tiranë.

Sherri mes tyre ndodhi mbrëmjen e të enjtes, teksa të rinjtë kanë qenë duke pirë në një lokal në zonën e Astirit.

Nën efektin e alkoolit ka nisur sherri mes tyre. Autori i identifikuar si Mandi Qori është qëlluar me shpullë nga 18-vjeçari Eri Driza. Më pas është larguar drejt banesës ku ka marrë një thikë dhe ka plagosur Drizën dhe Ernest Malokun.

Pasi është kthyer në lokalin ku ka qenë duke pirë, e ka qëlluar të riun 8 herë me thikë. I plagosuri tjetër ka marrë një plagë në zonën e parakrahut, pasi ka tentuar që t’i ndante.