zoom

Kosova

Escobar flet “pa dorashka”: Kemi probleme me qeverinë e Kurtit, do të donim që…!

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është pyetur nëse SHBA vazhdon ta konsiderojë Qeverinë e Kosovës një partnere.

Diplomati ndërkombëtar i SHBA-ve ka thënë se partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet në mes të popujve dhe nuk lidhet me emra të përveçëm.

Escobar e ka konfirmuar se SHBA-ja ka probleme komunikimi me kryeministrin Albin Kurti dhe thotë se ky është problem që Kosova e ka edhe me BE-në, NATO-n, dhe madje edhe shtetet fqinje.

“Partneriteti në mes të SHBA-së dhe Kosovës është partneritet mes njerëzve. S’është partneritet mes njerëzve specifik. Kemi problem në komunikim me qeverinë e kryeministrit Kurti.

Dhe nuk është që vetëm ne kemi këtë problem, Kosova ka probleme komunikimi edhe me BE-në, NATO-n dhe vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Do të donim që partneriteti të kthehej siç ka qenë më parë”, ka thënë Escobar.

Sa i përket vendimit të BQK-së për dinarin serb, Escobar u shpreh se i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrin seriozisht rekomandimet e tyre.

“Ne nuk po e vëmë në diskutim legjitimitetin e vendimit, por zbatimin e tij. Ne kemi nevojë që Qeveria e Kosovës të bashkëpunoj me komunitetin ndërkombëtar që të gjejmë një zgjidhje për këtë vendim që ishte katastrofik”, tha Escobar.

/ZOOM.AL/