zoom

Lajme

Meta akuzon: Bizneset po falimentojnë, korrupsioni në qiell. Rama e çoi pasurinë në pak duar!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, u shpreh se biznesi është në ditën e tij më të zezë. Meta thekoi se bizneset e ndershme po falimentojnë.

Ish-presidenti theksoi se kjo ndodh për shkak se në treg ka shumë biznese, që kanë parësor pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Meta akuzoi Ramën se po çon në faliment bizneset e ndershme, teksa ka përqendruar pasurinë e vendit në duart e pak njerëzve.

“Bizneset e ndershme po falimentojnë, duke lënë pa të ardhura mijëra qytetarë. Mbyllja e bizneseve godet të gjitha shtresat e shoqërisë. Me këto ritme, në 10 vitet e ardhshme do falimentojnë të gjitha bizneset e ndershme. Rama po përqendron pasurinë tek pak duar. Pastrimi i parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar po shkatërron tregun e lirë.

Gjithashtu, edhe informaliteti është tepër i lartë, jo vetëm në vendin e punës, por edhe në transaksione. Pronat po blihen me para me prejardhje të dyshimtë. Edhe borxhi publik është rritur me shifra alarmuese. Borxhi për banor është rritur thuajse 2-fish”, u shpreh Meta.

Javët e fundit, partia e Lirisë dhe vetë Meta, kanë rritur tonet dhe akuzat ndaj qeverisë “Rama”, çështja e pensionistëve, krizës ekonomike, çmimeve, inceneratorëve, abuzimeve dhe pastrimit të parave. /ZOOM.AL/