Aplikacion
Burime zyrtare thanë se në vijim të kontrolleve të bazuara në inteligjencën policore dhe të kryera në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në fshatin Kryebushat, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. M. dhe pasagjer shtetasin K. K.
“Nga kontrollet fizike ndaj 2 shtetasve dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një pako me 1000 fara cannabisi dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza, që posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bogë dhe K. K., 37 vjeç, banues në Shkodër. Farat e kanabisit dyshohej se do kultivoheshin, pasi lëndët narkotike kanë sezonin e mbjelljes aktualisht.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet