Aplikacion
Banorja e BBV u shpreh se i vjen keq për fjalët që përdori ndaj modeles, duke shtuar dhuna fizike për të është e papranueshme.
Ish-Missi iu drejtua Sarës duke i thënë se “nëse doje që të dilje në nominim me mua, më dilje përballë, se kam aq shumë këllqe saqë isha futur si zonjë“.
“Kam shumë gjëra për të të thënë, por s’dua ta bëj. Situata mes nesh ka arritur maksimumin e asaj dhe nuk dua të arrij në atë nxehje të tepër. Më vjen keq për fjalën që të thashë, nuk e meriton as ti dhe askush në këtë shtëpi, me fjalët që përdora unë, apo fjalët e tjera që janë përdorur. Më vjen shumë keq, jo vetëm fjala ime, por të gjitha fjalët e ulta.
Situata tek banjo për mua ishte e papranueshme, nëse doje që të dilje në nominim me mua, më dilje përballë, se kam aq shumë këllqe saqë isha futur si zonjë. Në atë pikë isha e shqetësuar, sepse nuk dua të viktimizohem. Është personale me mua dhe pse reagova ashtu. Veprimet agresive për mua janë të papranueshme.
Njerëzore kam qenë dhe do të mbrohem. Këtu është një lojë. Ti e nise debatin me ty”, theksoi Françeska.