zoom

Aktualitet

Sulmohet me kapsolla lokali i reperit “Noizy”, çfarë thotë policia për autorët. Incidenti i pestë

Nuk kanë të sosur telashet për reperin e njohur me emrin e artit “Noizy”.

Disa kapsolla luftarake janë hedhur sot në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku, në Durrës.

Policia ka njoftuar se për pasojë nuk ka pasur asnjë dëm në ambientin e biznesit, por është dëmtuar vetëm një vazo lulesh.

Reperi Rajku ka qenë të paktën 5 herë qendër e sulmeve mbi pronën e tij, me zjarr dhe tritol, pasi dy lokaleve të tij i është vënë flaka, teksa kohë më parë të njëjtin sulm e ka pësuar edhe mamaja e këngëtarit, teksa iu dogj shtëpia.

Për incidentet ka pasur të akuzuar dhe ndaluar, nga reperi tjetër Kleviol Ahmetaj, i njohur si “Cllevio Serbiano” dhe deri tek një kushëri i vetë këngëtarit. /ZOOM.AL/