zoom

Blog

Shumë gjëra të çuditshme po ndodhin…

Rrëzohet një kamion në rrugën e Kardhiqit dhe humb jetën shoferi nga Ukraina. Fillimisht policia doli me deklaratë zyrtare duke thënë që kamioni ishte me çimento. Por ditën tjetër doli që kamioni ishte i ngarkuar me kondesat (lloji karburanti) i kompanisë që ka koncesionin e vendburimit të Delvinës.

Pse tentoi të mashtrojë policia është çeshtja? Aq budallenj ishin policët sa që nuk nuk dallonin dot çimenton nga karburanti? Apo mos mungonte ndonjë letër për shoqërimin e mallit? Çudi, çudi.

Atje në Ballsh kanë marrë flakë depozitat e ARMO-s. Ish depozitat thotë ministri i Brendshëm në rrjetet sociale. Dhe mirë e ka që thotë ish depozitat se teorikisht aty s’duhet të ketë karburant. Por pyetja është ça ka marrë flakë, kur nuk ka karburant?

Ndodhi të mistershme.

Marrë nga profili në FB i gazetarit Klodian Tomorri