Aplikacion
Këtë përshtypje i la gazetares Dorjana Bezat biseda që pati me nënën e Blerina Metës, bashkëshortja e Pëllumb Metës që u vra nga tre fëmijët.
Sipas saj, vjehrra e Pëllumb Metës e quante të normalizuar vrasjen sepse e kishte pyetur “Pse erdhe se nuk është gjë e madhe”.
“Pse erdhe tha, se nuk është gjë e madhe, dhe unë bëra krim në 2010 dhe s’erdhi njëri këtu. Normale është. Në sy të protagonistëve është normale dhe kjo vijon”, tha Bezat në Top Story.
“Është krenari personale, kjo është e tmerrshme”, shtoi analisti Arjan Curri.
Në vitin 2010 nëna e Blerinës ka vrarë vjehrrën e saj, krim për të cilën nuk ka treguar aspak pendesë.