zoom

Aktualitet

E rëndë në Borsh/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij 3-vjeçare

Një e mitur ka mbetur e plagoaur pas një aksidenti në Borsh.

Drejtuesi i automjetit, një 38-vjeçar,duke kryer manovrën mbrapsht me automjetin e tij për tu future në banesë ka përplasur aksidentalisht, vajzën e tij tre-vjeçare.

Sipas policisë e mitura është dërguar për mjekim në Spitalin e Sarandës por nuk bëhet e ditur gjendja e saj shëndetësore.

Borsh/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në fshatin Borsh, shtetasi I. L., 38 vjeç, duke kryer manovrën mbrapsht me automjetin tip “Benz” për t’u futur në portën e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 3-vjeçare. E mitura ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.