zoom

Aktualitet

Rrëshqitje masive gurësh te “Shkalla e Tujanit”. Bllokohet rruga Tiranë – Klos

Rrëshqitje masive gurësh ka pasur këtë të enjte te “Shkalla e Tujanit”, në aksin Tiranë – Klos.

Si pasojë, është bllokuar ky aks rrugor dhe mjeteve u është shkaktuar kaos në qarkullimin e mjeteve.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga rrëshqitjet.

Mjetet e mirëmbajtjes së rrugëve po shkojnë drejt “Shkallës së Tujanit” për largimin e gurëve dhe për normalizimin e qarkullimit.