zoom

Aktualitet

Dule akuzon Ramën për arrestimin e Belerit: U bë me regji të kryeministrit, ndërhyri te Drejtësia

Vangjel Dule, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se çështja ndaj Fredi Belerit ka qenë me regji të kryeministrit Edi Rama.

Ai akuzoi kreun e qeverisë se urdhëroi ndalimin demonstrativ të kryebashkiakut, që të mos e ushtronte detyrën e të zgjedhurit.

Seanca për vendimin e Belerit u shty nga GJKKO për javën e parë të marsit, teksa akuzohet për blerje votash.

Deklarata e Vangjel Dules:

“Qëllimi është ti përgjigjemi sensibilitetit jashtë dhe brenda vendit mbi ecurinë e procesit ligjoj ndaj kreut të bashkisë Himarë Fredi Beleri.

Kjo është një çështje që nisi në 6 maj nga kryeministri dhe kryetari i PS zoti Rama. Nisi në fushatën zgjedhore në bashkinë e Himarës, ku u evidentuan prej të gjithëve dy elemente të papranueshme për një fushate zgjedhore.

Denigrimi i figurës së zotit Beleri me fyerje bullizëm dhe karakterizime të papranueshme. Dhe së dyti me shpifje. Duke instrumentalizuar një intervistë në mediat greke, Rama shfrytëzoi segmente të medias prej tij e shndërroi në helenizim duke përmbysur kuptimin e fjalës.

Kur nuk gjetën një fakt të vetëm gjatë përgjimeve. Realizohet një arrestim, në fakt rrëmbim demonstrativ në qendër të Himarës, kur ai ishte me avokatin e tij. Kemi arrestim i cilësuar në flagrancë pa asnjë prove fakt e dokument.

Që nga 6 maji deri në 12 maj përgjimet e Belerit u shoqëruan në paralelen tjetër me retorikën në rritje nacionaliste të Ramës.

Një orë para arrestimit Rama e kërcënoi drejtë për së drejti nga një emision televiziv. Rama nuk u ndal me kaq, para çdo vendimi të gjykatave si për gjykimin në themel edhe për masat e sigurisë apo leja për betim, i ka paraprirë me deklaratat publike, duke matur peshën e fajit dhe duke e krahasuar me raste analoge.

Kjo është ndërhyrje e hapur në punën e gjyqësorit dhe dëshmon de çështja Beleri ka qenë regji e monitorim nga Rama. Ju sjell në vëmendje se përjetojmë dy shkelje madhore kushtetuese”. /ZOOM.AL/