zoom

Aktualitet

Akuza e avokatit të Belerit: Proces i montuar e pa prova. I rregulluan letrat vetëm pas arrestimit

Pasi GJKKO shtyu seancën pas tre orësh debate në sallë, për vendimin ndaj Fredi Belerit, avokati i tij ka deklaruar se ky është një proces i paligjshëm dhe se arsyeja se pse ai po mbahet në burg, është për të mbajtur në fakt Bashkinë e Himarës.

“Provuam me prova që Prokuroria nuk na ka dhënë prova, për bashkëpunëtorin e policisë dhe Prokurorisë. Cituam dhe udhëzimin përkatës ku është paguar në mënyrë të paligjshme. Pasi është arrestuar Beleri, kanë filluar të rregullojnë të gjitha letrat.

Proces i paligjshëm dhe i montuar, standard i dyfishtë. Nga data 8 maj deri në 14 maj janë siguruar tabulatet, por ai nuk ka qenë fare në Himarë.

S’na kanë dhënë as tabulatet e telefonave të Arsenit. Kanë qëllim ta dënojnë sepse duan të mbajnë bashkinë e Himarës. 10 muaj burg është boll”, tha ai. /ZOOM.AL/