Aplikacion
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kontrabandës së mallrave, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast paligjshmërie në këtë fushë, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Muzgu”, njoftuan autoritetet.
Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në automjetin me drejtues shtetasin A. K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 103 kuti me pije alkoolike dhe energjike (mallra për të cilat paguhet akcizë), të kontrabanduara në Shqipëri.
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Bajram Curri.
“Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 46 vjeç, banues në Zogaj, Tropojë, me detyrë doganier pranë PKK Qafë Morinë, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë”, tha policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprat penale “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “tregtimi dhe shitja e mallrave kontrabandë” dhe “shpërdorimi i detyrës”. /ZOOM.AL/
Zbulohen dy moderatorët e Festivalit të Këngës! Prezantuesja rikthehet në ekran pas shumë vitesh