Aplikacion
Gjatë fjalës së tij Damian Gjiknuri tha se do të flasin të gjithë subjektet politike që do të duan të ndërhyjnë.
“Pas paraqitjeve tuaja, do të bëjnë pyetje të gjithë anëtarët dhe me radhë, secili nga subjektet politike do të flasin. Dua të konfirmoj listën që kam përpara. Ka konfirmuar pjesëmarrjen Partia Republikane, Partia Agrare, Partia Minoriteti Etnik Grek, LZHK, ejt”, tha Gjiknuri.
Alibeaj tha se: “Edhe ndonjë parti tjetër politike, që nuk është njoftuar, ka të drejtë të ndërhyjë dhe të marrë pjesë në mbledhje. Secili ka të drejtë që të ndërhyjë”.
Kjo vendimmarrje është bërë nga dy bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj, duke marrë shkas dhe përplasjet e fundit që kanë ndodhur pas protestave të opozitës në Kryesinë e Kuvendit.
Në mbledhjen e kaluar pati një seancë dëgjimore me shoqërinë civile, sa i takon reformës zgjedhore. Ka pasur diskutime nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe vëmendja është përqendruar dhe te vota e diasporës.
Sot do të kemi një seancë dëgjimore me partitë politike dhe kur të arrihet konsensusi, këto ndryshime do të paraqiten në Kuvend. Kujtojmë se këto ndryshime kërkojnë të paktën 84 vota pro. /ZOOM.AL/