zoom

Lajme

Gjiknuri për mbarimin e afatit të Zgjedhores: Dikush mund ta quajë edhe dështim…!

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u konstituua dhe “Grupi i dialogut” mazhorancë-opozitë, është ndalur në një prononcim për mediat. Ai tha se do vijojnë diskutimet për amnistinë penale.

“Konsensusi për Amnistinë arrihet nëpërmjet diskutimit. E rëndësishëm është që Amnistia të marrë votat e nevojshme.

Sa i përket Kodit Zgjedhor, rekomandimet merren parasysh. Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje.

Komisioni për Reformën Zgjedhore mbaroi afatin dhe nuk arriti gjë. Dikush mund ta quajë edhe dështim”, tha ai. /ZOOM.AL/