zoom

Politikë

Rama tenton t’u hedhë hi syve me një udhëtim “low cost”, por ndjekësit i kujtojnë charterin luksoz

Një video e kryeministrit Edi Rama që shfaqet duke udhëtuar me linjë “low cost” ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.

Një prej qytetarëve që udhëtonte me “Wizz Air” rastisi në një fluturim me kryeministrin, i cili po ashtu ishte në të njëjtin avion.

Ai i bëri një video Ramës dhe e postoi në llogarinë e tij në “TikTok” duke shkruar: “Dhe unë që mendoja se Edi Rama udhëtonte me avion privat”.

A ishte ky show i radhës i kryeministrit?

Këtë pyetje bëjnë edhe ndjekësit e tij, të cilët në komente i përmendin charterin që Rama përdor për udhëtime pune. Të tjerë me ironi thumbojnë biletat e shtrenjta të kompanisë “Air Albania”, duke shkruar se as ai vetë nuk i përballon dot çmimet e kripura.

Zoom.al ka dëshmuar prej kohësh se si Rama shpenzon mijëra euro me fluturimet e tij private. Jo më larg se korrikun e vitit që lamë pas, falë konsultimit me ekspertë të fushës mësuam se kryeministrit iu deshën plot 7 mijë euro nga Tirana në Shkup, për të fluturuar me charter./ Zoom.al