zoom

Aktualitet

Përsëritet historia! Mbante të kyçur gruan dhe e mbikëqyrte me kamera, kapet 34-vjeçari në Kamëz

Përsëritet historia në Tiranë me dhunën psikologjike ekstreme në familje.

Policia njoftoi sot se një tjetër i ri është vënë në pranga, pasi ka rezultuar se kishte mbyllur në banesë bashkëshorten, teksa e dhunonte vazhdimisht dhe e monitoronte atë me kamera sigurie, në mënyrë që të mos largohej.

Mësohet se në pranga është vënë 34-vjeçari Asqeri Mandri, banues në Kodër-Institut, i cili sapo ishte kthyer nga Gjermania.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut”, thuhet në njoftim.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, njofton policia.

Pak ditë më parë u zbulua një tjetër rast i ngjashëm që tronditi opinion publik, ndërsa në pranga u vu i riu Jetnor Zhaboli, të cilin gjykata e ka lënë në paraburgim me afat, në pritje të ekzaminimit psikik.

Nuk dihet ende nëse edhe Mandri vuante nga të njëjtat patologji klinike mendore dhe mund t’u nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara për proces hetimor. /ZOOM.AL/