zoom

Të gjitha

Brad Pitt në një lidhje me këngëtaren e famshme?

Momentalisht, kryefjala e lajmeve rozë është ajo se Brad Pitt ndodhet në një romancë me këngëtaren 36-vjeçare, Andra Day, me të cilën është njohur gjatë “Oscar 2021”.

Lidhur më këtë thashethem, këngëtarja ka reaguar nëpërmjet një interviste për “Entertainment Tonight”, ku tha se këto spekulime nuk janë asgjë më shumë veçse trillime hollivudiane.

“Ne nuk po takohemi. Ne as nuk e njohim njëri-tjetrin. Pavarësisht thashethemeve. Ai është i shkëlqyeshëm. Shumë i talentuar, i mrekullueshëm”, u shpreh Day.

Kujtojmë se para pak kohësh, Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt.

Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.

“Angelina ka luftuar me dhëmbë dhe gozhdë për të marrë atë që dëshiron në këtë divorc, kur bëhet fjalë për fëmijët e saj ajo nuk do të tërhiqet. Ajo po i paguan ekipit të saj ligjor një pasuri, kështu që nëse beson se një nga avokatët e saj duhet të shkojë, ajo nuk do të hezitojë të tërheqë këmbëzën”, një burim i afërt me Jolie tha për prestigjiozen “DailyMail”.