zoom

Sport

Lojërat Olimpike Mesdhetare në Shqipëri, Rama: Do na shpëtojnë ne dhe fëmijët tanë…

Kryeministri Edi Rama priti anëtarët e Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri.

Ai u shpreh se ky angazhim është mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, dhe nuk merret lehtësisht. “Sporti vërtetë është ai i cili mund të shpëtojë ne dhe fëmijët tanë”, tha ai në konferencën për mediat.

Kreu i qeverisë shqiptare, ai u shpreh se është i angazhuar për të mbështetur edhe kandidaturën e Kosovës për lojërat mesdhetare në 2030-ën.

Fjala e Edi Ramës:

“Është hera e parë që ne kemi nderin që të presim miq kaq të nderuar nga bota e sportit dhe nuk e marrim me kaq lehtësi. Ju jeni këtu nga tre kontinente dhe Tiranë është kryeqyteti europian i sporteve për vitin 2023.

Nuk mund të gjenim moment më të mirë para fundit të këtij viti për të festuar edhe prezencën tuaj në Shqipëri.

Do doja të sigurohesha që ju jeni pritur mirë edhe garancia jonë është shoku Fidel i cili është edhe presidenti ynë vizionar dhe në sajë edhe të tij KOMSH-i aktualisht është një një kontekst të ri zhvillimi dhe po bëhet një punë shumë e mirë e duke mbështetur nisma shumë të mira për sportin.

Për gjeneratat tona të reja, fëmijët tanë, të cilët marrin pjesë në lëvizjet olimpike.

Janë më shumë se 10 mijë fëmijë të organizuar në shkolla, sporte të ndryshëm, vajza dhe djem dhe vitin e ardhshëm numri i disiplinave do të rritet për të siguruar që hap pas hapi çdo fëmijë të kenë mundësinë që të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse disiplinat e ndryshme sportive që marrin pjesë mund të jenë si individ apo ekipe, sepse sporti profesional i është një gjë, dhe sporti për të gjithë është një gjë tjetër. Dhe ky duhet mbështetur më shumë, veçanërisht në këtë kohë.

Për shembull, siç flitet për rrezikun nga internet dhe çfarëdo gjëje që ne mund të bëjmë për ti angazhuar jashtë ekraneve të smartphoneve, është një gjë me shumë përfitim për shoqërinë.

Sporti vërtetë është ai i cili mund të shpëtojë ne dhe fëmijët tanë.

Është më e lehët që të jesh Cristiano Ronaldon në një hapësirë virtuale dhe të mundësh Manchester City, por në jetën reale është shumë e vështirë.

Përfshin zgjimin shume herët në mëngjes, stërvitje, dhe kjo ka të bëjë me atë që nuk është aq i lehtë angazhimi në sport, siç mund të duket dhe prandaj do ti vëmë gjithnjë e më shumë përpjekje e para në këto aktivitete.

Unë doja t’ju falenderoja edhe për një çështje tjetër. Ne jemi të angazhuar që të mbështesim Kosovën për kandidaturën e saj për lojërat mesdhetare 2030. Në lojërat e para olimpike mesdhetare, që do të ndodhin nëpër vende, Shqipëri, Prishtinë dhe Durrës, do të jemi shumë krenar.

Ju merrni vendime si njerëz të sportit, po të ishit njerëz të politikës nuk do ishte kaq e lehtë. Sado të zënë të jemi, mund t’i bëni një telefonatë Fidelit dhe ai do kujdeset që t’ju gjejë një vend për pushimet tuaja. /ZOOM.AL/