zoom

Politikë

Berisha godet fort projektin e portit të Durrësit: Aferë miliona euroshe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë në vëmendje shkeljet që po kryen qeveria në projektin e Portit të Durrësit.

Në një komunikim për mediat, ai tha se shqiptarëve do t’u merren 400 mln euro për të zhvendosr portin në Porto Romano dhe më pas në territorin ku është sot porti kryesor, të bëhen mijëra apartamente.

“Po Durrësi, porti i Durrësit. Në 3 mijë vjet, perandorë, mbretër, diktatorë, nuk e mbyllën portin. Ai port dhe Durrësi janë të një rëndësi jetike për njëri tjetrin.
Ai port është i rëndësishëm edhe për Shqipërinë, sepse me pozicionin që ka është porta kryesore e importimit dhe eksportimit të mallrave nga Shqipëria.
Tani i teket këtij. Shkoi e pa Dubain, pa dhe mbretin atje dhe tha do bëj Dubain në Durrës. Dhe për të bërë Dubain në Durrës do të marrë 1.4 mln metër katrorë tokë publike dhe portin e çon në Porto Romano.
Vetëm këtë vit 400 mln euro nga buxheti juaj do të shpenzohen në Porto Romano në mënyrë që ky të marrë 1.4 mln metër katror tokë për të ndërtuar 12 mijë apartamente.
Asnjë sulltan nuk mund të veprojë, siç vepron ky, por ky kontrollon të gjitha pushtetet”, u shpreh ish-kryeministri.