zoom

Aktualitet

Greqia nuk mban fjalën/ Kapshtica vijon të mbetet e mbyllur!

Ministria e Jashtme një ditë më parë (18 qershor) nëpërmjet një njoftimi zyrtar, deklaroi se se duke nisur nga e shtuna  19 qershor (sot) do të lejohet lëvizja e plotë e të gjithë qytetarëve drejt Greqisë.

Por gjatë hulumtimeve dhe intervistave në terren, rezulton se në Greqi lejohet të kalojnë vetëm punëtorët sezonalë me kontratë punë, të cilët duhet të kenë me vete formularin e regjistrimit dhe rezultatin e tamponit negativ.

Mësohet se ditën e djeshme dogana ka marrë një urdhër tjetër, sipas të cilit nuk do të lejohet askush të kalojë kufirin, përveç punëtorëve sezonalë.

Kapshtica vazhdin të jetë e mbyllur për të gjithë udhëtarët e tjerë, përveç punonjësve sezonalë, të cilët rreth një muaj më parë janë lejuar të kalojnë në Greqi. Punonjësit sezonalë duhet të paraqiten në doganë me formularin e regjistrimit,  kontratën e punës  dhe tamponin negativ. Ndërkohë në doganën greke punonjësit sezonalë do t’i nënshtrohen testit të shpejtë, për tu konfirmuar vërtetshmëria e tamponit negativ.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të vendit tonë, deri me datën 28 qershor pritet që të jenë në fuqi këto masa ndërsa me këtë datë shteti fqinj mund të lehtësojë rregullat.

/Ora News/