zoom

Aktualitet

Shkundet Elbasani, lëkundjet e tërmetit ndihen edhe në Tiranë

Elbasani u shkund pasditen e kësaj të diele nga një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter.

Lëkundjet sizmike, sipas Institutit të Gjeoshkencave, e kishin epiqendrën në Bradashesh, 10 km larg Elbasanit dhe 31 km larg Tiranës dhe me thellësi 5 km.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, por deri tani nuk raportohen dëme as në kryeqytet dhe as në Elbasan.