Aplikacion
Efektivi kishte bërë kërkesë për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, por u rrëzua nga Apeli.
Ngjarja ndodhi më 19 Gusht në Komunën e Parisit pasi efektivi mësoi tradhinë e bashkëshortes së tij.
Erjon Goxhara, pasi e plagosi Lorenc Kostën në pjesën e këmbëve dhe në fundin e barkut, i bëri foto.
“Të mësosh që mos të futesh më në familjet e të tjerëve dhe as t’i hash djersën tjetrit”, mësohet se i tha ai Kostës.
Para grupit hetimor, Griselda ka pranuar se ka pasur raport intim me Lorenc Kostën, por ajo ka pretenduar se akti ka ndodhur vetëm një herë.
Më pas, sipas saj, ata kishin vetëm marrëdhënie pune.
Griselda ka shtuar se më vonë bashkëshorti Erjon Goxhara ka shfaqur shenja xhelozie dhe është fiksuar sikur ajo e tradhtonte.
Ajo ka pranuar se kur i ka treguar Erjon Goxharës për tradhtinë, ai e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar.
Pjesë nga dosja hetimore:
Shtetasja Griselda Goxhara ndër të tjera deklaron se fillimisht ka pasur marrëdhënie të mira, korrekte me bashkëshortin, me ulje dhe ngritjet e saj, si çdo çift tjetër.
Rreth një vit pasi kishte filluar punë si juriste, Entit Rregullator të Energjisë ka krijuar njohje dhe afrimitet me shtetasin Lorenc Kosta, të cilin e kishte në punë.
Ky i fundit kishte pëlqim dhe në një moment dobësie shtetasja Griselda Goxhara deklaron se: “Kam pasur një raport intim me shtetasin Lorenc Kosta. Kjo gjë ka ndodhur vetëm një herë, pas këtij momenti, kontaktet me Lorencin kanë qenë vetëm për çështje pune. Prej muajit Janar 2024 Erjoni ka shfaqur shenja xhelozie, duke u fiksuar që mund ta tradhtoja. Fillimisht, pretendimet e tij për tradhti nga ana ime ishin pa ndonjë shkak të arsyeshëm apo bazë konkrete, saqë në vijim filloi të bëhej obsesiv dhe të më ushtronte presion psikologjik që unë t’i tregoja personin me të cilin e tradhtoja. Në fillim të muajit korrik, pas presionit të vazhdueshëm dhe dhunës fizike të ushtruar nga ana e Erjonit, unë i kam pranuar që e kisha tradhtuar vetëm 1 herë, vite më parë, me një kolegun e punës sime, shtetasin Lorenc Kosta. Fillimisht Erjoni më ka thënë që t’i tregoj se do mi falë të gjitha, por pasi unë i kam treguar në lidhje me flirtin e hershëm me shtetasin Lorenc Kosta, ai është bërë keq dhe më ka ofenduar, sharë dhe ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Një javë pas këtij konflikti, Erjoni, nga telefoni im ka komunikuar me Lorencin dhe e ka kërcënuar me jetë”.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore