zoom

Politikë

“Shpërthen” Andi Bushati: Ambasada e SHBA ka mbështetur mu***ërit më të mëdhenj, na flet për SPAK

Analisti Andi Bushati është përplasur me drejtuesin e “Nisma thurje”, Endri Shabani, teksa ishin të ftuar në emisionin “Të Paekspozurit”, teksa diskutonin mbi rezultatet e punës së Prokurorisë së Posaçme.

Endri Shabani deklaroi se SPAK ka dhënë një rezultat, për të cilin u shpreh se nuk e kishte parë në 30 vite.

Por ai është kundërshtuar nga Andi Bushati, i cili ka deklaur se “më shumë shpresë kam te molotovi se te SPAK-u”.

Gjatë debatit analisti theksoi se Ambasada Amerikane në 30 vite ka mbështetur mutërit më të mëdhenj të këtij tranzicioni.

Pjesë nga debati

Andi Bushati: Mua më mori në pyetje një partonazhiste që mbante mbi tavolinë një flamur amerikan.

Endri Shabani: Ata janë edhe njerëz ordinerë. Ç’rëndësi ka! Struktura ka dhënë një rezultat që unë nuk e kam parë për 30 vite.

Andi Bushati: Unë kur them i ri, më shumë shpresë kam te molotovi se te SPAK-u.

Endri Shabani: Nuk është modeli im ai.

Andi Bushati: Po unë po them modelin tim. Thelbi i filozofisë tënde është ricilimi i të të vjetrës, përmes SPAK-ut. Pra i thua: Erdhi e reja se erdha Ramizi dhe e bëri Saliun demokrat. Në qoftë se të renë e pjellim nga mitra e pjerdhur e SPAK-ut, e reja do të jetë më keq se e vjetra.

Endri Shabani: Futja në burg e Ramizmit dhe Nexhmijes ishte sinjali i fundit të një sistemi.

Andi Bushati: Ato i futi në burg kot Saliu. Një i ri që thotë SPAK-u dhe Amerika është më i vjetër se këta të vjetrit. Nuk pranoj kurrë një të ri që përballë flakës së zjarrit, thotë mua rrugën do të ma hapë SPAK-u, ambasada. Ambasada Amerikane këtu e 30 vjet ka mbështetur mutërit më të mëdhenj të këtij tranzicioni.