zoom

Slider

Zbulohet “dieta” tronditëse e Cristiano Ronaldos nga McDonald’s

Cristiano Ronaldo ka ngrën ushqimet e padëshiruara në McDonald’s kur ai luante me moshat e Sporting CP.

Ronaldo dhe shoku i tij i ekipit te Sportingu, Fabio Paim shkonin në McDonald’s në fund të çdo nate dhe merrnin hamburgerat që nuk ishin shitur, një ilustrim tronditës se sa i varfër ishte pesë herë fituesi i Topit të Artë kur po rritej.

“Kur luanim në Sporting dhe qëndronim në akademi, jetonim në stadium. Natën shkonim në McDonald’s për të marrë hamburgerat që askush nuk i donte më, kështu që nuk ishin të mira për t’u shitur. Ne ishim atje çdo natë për burgerët “, tha Fabio Paim për The Sun.

Ndërkohë që Ronaldo vazhdoi të bëhej një nga lojtarët më të mirë në botë dhe fiton 177 milionë sdterlina në vit me Al-Nassr, Paim e shpërdoroi talentin e tij dhe pati një karrierë modeste, duke u tërhequr në vitin 2021 në Poloni.

“Ne mund të kënaqemi duke qenë fëmijë. Por gjithmonë e kujtoj Ronaldon si një punëtor të palodhur, me të vërtetë të përkushtuar dhe dikush që donte të ishte më i miri. Ai ka qenë gjithmonë i tillë, i mërzitur kur humbisnim. Kjo përpjekje e ka çuar atje ku është tani. Edhe sot, ai nuk ka nevojë të luajë, por dëshiron të jetë më i miri. Ai ka fituar gjithçka që ka mundur, nuk i ka mbetur asgjë pa fituar, por është rezultat i asaj përpjekjeje kur ishim fëmijë”, u shpreh Paim.

Pasi shënoi katër gola për të ndihmuar Portugalinë në kualifikueset e Euro 2024, Ronaldo rikthehet në aksion me Al-Nassr kundër Damac të shtunën në kampionatin saudit. /zoom.al/