zoom

Politikë

Samiti i Procesit të Berlinit/ Scholz vjen me avion ushtarak, mungon Meloni, Macron dhe Vucic

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ishte i fundit që mbërriti në ceremoninë e pritjes të organizuar nga kryeministri Edi Rama me rastin e samitit të Procesit të Berlinit.

Scholz erdhi në Tiranë me një nga avionët e flotës gri, që do të thotë avionë ushtarakë.

Rama i priti liderët e BE dhe rajonit përpara kryeministrisë.

Pjesë e këtij samiti nuk do të jetë presidenti i Francës, Emmanuel Macron për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Francë, lidhur me qëndrimet që kanë mbajtur për Palestinën. Mirëpo, ai do të vijë në Tiranë, gjatë mbrëmjes dhe nesër do të zhvillojë takime bilaterale me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama.

Nga ana tjetër, edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk do të marrë pjesë. Në vendin e saj do të marrë pjesë zv.kryeminsitri, Antonio Tajani. Gjithashtu, Serbia do të përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnbiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.