zoom

Aktualitet

E rëndë/ 50-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi e copëton makineria e mishit

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në Mesolongji të Greqisë.

Një grua shqiptare, e cila kishte shkuar për të pastruar një makineri që pret mishin, ka humbur jetën pasi dyshohet se i janë kapur flokët nga makineria e mishit, duke sjellë kështu një fund tragjik për të ndjerën.

Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të bërtasë. Nënë e bijë thuhet se punonin së bashku duke pastruar dyqane.

Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

“Ishte një vajzë shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon për protothema.gr një person që e njihte dhe jetonte në të njëjtën lagje ./ Zoom.al