zoom

Aktualitet

Atentati me eksploziv në Kamëz, zbulohet porositësi! Tre të arrestuar

Pas tentativës për vrasjes me eksploziv të Gjon Menas në Kamëz, policia ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar. Ndër të shoqëruarit është shtetasi Gjergji Cukali, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Rrëmbim personi”, “Vrasje me paramendim”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Ky i fundit gjithashtu besohet se është porositësi i atentatit ndaj Menas. Po ashtu në polici janë shoqëruar dy vëllezërit Enver. J., 33 vjeç, dhe Edmond. J, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Kujtojmë se më 9 shkurt, Gjon Menas i kishin vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës së tij “BMW X5”. Lënda nuk ishte e lidhur me mjetin, por ishte vendosur në tokë, poshtë parakolpit të makinës. Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, e cila mendohet të ketë qenë më pak se 100 g, Mena ka marrë dëmtime të lehta në të dyja këmbët, pasi ka qenë në afërsi të makinës kur ndodhi shpërthimi.

Ai menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spital ku mori dhe ndihmën e parë, ndërkohë pas trajtimit të nevojshëm u largua për në banesën e tij.