Aplikacion
Në drejtim të Greqisë do të lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë, me statusin e punëtorit sezonal përgjatë intervalit kohor nga ora 08:00-16:00. Këta shtetas do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19 në doganën greke para se të lejohen të kalojnë.
Autoritetet greke njoftojnë gjithashtu se numri maksimal i qytetarëve që mund të futen në territorin helen është 400, ndërsa para kësaj ata duhet të plotësojnë edhe një formular regjistrimi ku do të marrin më pas aprovimin apo ndalimin për të hyrë.
Adresa në fjalë është http://www.travel.gov.gr.
Asnjë kategori tjetër nuk do të lejohet të hyjë drejt Greqisë (shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë apo shtetas me leje qëndrimi, shtetas grekë apo europianë të tjerë). Sa i përket hyrjeve nga Greqia drejt vendit tonë, kjo gjë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë