Aplikacion
Në atë që media kosovare e quan vetëm “pjesën e parë”, përmendet një bisedë e Kusari-Lilës me Milan Radojiçiç, njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Në pjesët e tjera, Nacionale shkruan se do të publikohen biseda ku Kusari-lila koordinohet me Listën Serbe për temën e veteranëve, ofendon kolegët opozitarë dhe një letër që ajo ka marrë nga Radojiçiç.
Në një moment Slavko Simiçi i thotë Kusari-Lilës se “që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh”, të cilën anëtarja e VV-së nuk e mohon.
PJESË NGA BISEDA DHE VIDEO:
Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”
Mimoza: “Dy tre minuta”
Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energjinë në veri, a e mban mend”
Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”
Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”
Slavko: “Milani bre është kryesori, po çfarë Rakiqi, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë, ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”
Mimoza: “Pse po më thua mua?”
Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë, që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë, asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”
Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”
Mimoza: “E di Slavko, e di, ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë