zoom

Aktualitet

(VIDEO) Sot u arrestua për korrupsion, çfarë deklaronte dikur Vangjush Dako: I kam duart akullore

“Unë jam akullore, i shikon këto duar ti, janë akullore”. Kështu shprehej Vangjush Daku kur akuzohej për korrupsion zgjedhor disa vite më parë.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit mbronte veten në 2018-ën duke deklaruar: Nuk kam prekur as drogë, as pistoleta, as lekë të pista.

Sot, me urdhër të SPAK-ut ai u arrestua së bashkë me disa ish-zyrtarë të tjerë. Zoom.al mëson se dy janë çështjet për të cilat ai është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme.

1. Çështja e parë ka të bëjë me ndërtimin pa leje të një pallati 11-katësh në qendër të Durrësit. Bashkia e Durrësit, nën drejtimin e Dakos, nuk ka zbardhur lejen e ndërtimit, ndërsa ndërtuesi ka shtuar edhe 4 kate pa leje. Duke mos pasur lejen e zbardhur, autoritetet nuk kanë mundur të ndërhyjnë, pasi nuk kanë pasur dijeni se për sa kate ishte dhënë leja.

2. Çështja e dytë ka të bëjë me një kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. KLSH-ja e ka kallëzuar për një projekt të zbatuar nga Bashkia e Durrësit në zonën e Vollgës. Sipas KLSH-së, në këtë projekt është abuzuar me paratë e buxhetit dhe i është shkaktuar shtetit një dëm prej 180 mijë eurosh.

Vangjush Dako është akuzuar për korrupsion dhe lidhje me grupet kriminale të Durrësit disa herë nga opozita. Ai ishte pjesë e dosjeve 399, në të cilën SPAK kishte zbuluar përfshirjen e disa grupeve kriminale në blerjen e votave në Durrës. Ai është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit për përfshirje në korrupsion./ Zoom.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)