Aplikacion
Është profesori i gazetarisë Rrahman Paçarizi, ai i cili këtë ka thumbuar drejtuesit e këtij televizioni, të cilët kanë vendosur që filmin shqip me dialekt të Kosovës ta përkthejnë po me titra shqip.
“Që doni me pa se qysh doket paragjykimi për varietetet dialektore të shqipes, kqyreni përkthimin shqip të filmit “Rrushe” (po shqip) në Top Channel. Rast për studim,”- ka shkruar Pacarizi në Facebook, ku edhe ka sqaruar se e di çka është titrimi, por në këtë rast bëhet fjalë për përkthim jo vetëm titrim.
Ka pasur edhe reagime të tjera të shumta, kryesisht të gazetarëve dhe njohësve të gjuhës shqipe, madje disa prej tyre e kanë quajtur marrëzi.
Të tjerë e kanë cilësuar ofendim për shikuesit e Shqipërisë, të cilët sipas tyre, Top Channel po i trajton si “budallenj”.
Berat Buzhala ka shkruar se nuk do t’i shkojë më në emision Blendi Fevziut, nëse nuk e përkthen çdo fjalë të tijën që thotë në “Opinion”. Ndërkohë kanë nisur edhe memet, duke përkthyer statuset e tyre në rrjetet sociale “shqip-shqip”.
Mbi 100 mm reshje priten në veri, meteorologia paralajmëron përmbytje në zonat perëndimore