zoom

Aktualitet

Protestë në Athinë për Fredi Belerin/ Flet vëllai i tij: Do të luftojmë padrejtësitë

Përpara ambasadës së Shqipërisë në Athinë u protestua pasditen e kësaj të marte, në mbrojtje të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është në burg për shit-blerje votash.

Protesta u organizua nga “Unioni i Himariotëve”, ku pjesë ishte edhe vëllai i kryebashkiakut, i cili deklaroi se do të vazhdojnë të luftojnë me padrejtësitë.

“Ne luftuam me shtetin, me një regjim dhe fituam. Vëllai im është persekutuar për 15 vite nga shteti shqiptar, dhe ai është mësuar tashmë. Por ai do vazhdojë të luftojë që padrejtësitë të dalin në dritë”, tha Beleri.

Protesta zhvillohet një ditë pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e “Arrestit në burg” për Fredi Belerin.