zoom

Politikë

Flamur Noka pas daljes nga SPAK: Rilindja ka bërë batërdi në fushatë! Paraqita një mori padish

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar pas daljes nga Prokuroria e Posaçme se kanë paraqitur një mori padish, për atë që e quajti “një batërdi të Rilindjes” gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Noka deklaroi për mediat se janë diskutuar dy çështje, për Majlinda Bufin dhe për “Aktivistin”, që i ka akuzuar për krime zgjedhore.

Ai theksoi se provat janë dorëzuar dhe do i shkojnë deri në fund kësaj çështje.

“Në këtë fushatë zgjedhore rilindja ka bërë një batërdi dhe në këtë aspekt ne kemi monitoruar dhe kemi paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje, në lidhje me zonjën Majlinda Bufi si kërcënuese për të devijuar dhe dhune votën dhe për “Aktivistin: që po ashtu shantazhonte administratën. Të dyja janë krime të rënda dhe ne do ti shkojmë deri në fund. Të gjitha provat janë dorëzuar. Fakti që jam unë këtu do të thotë që hetim penal ka për çështjen e “Aktivistit” dhe për Bufin. Vota me dhunë dhe presion duhet të marrë fund”, tha Noka.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)